
Përfaqësuesja e Turqisë, ka zgjedhur trajnerin e ri. Do të jetë tekniku gjerman, Stefan Kuntz, ai që do të drejtojë kombëtaren turke në të ardhmen. 58-vjeçari në vitet e fundit ka drejtuar Shpresat e Gjermanisë, me të cilët arriti 3 herë në finalen e Europianit, ku në dy raste fitoi.
Tani Kuntz përgatitet për një aventurë të re, ku shpreson që të arrijë suksese edhe në drejtimin e Turqisë. Marrëveshja mes palëve është arritur dhe Kuntz do të nisë menjëherë nga puna.
Gjermani do të marrë vendin e lënë bosh pas largimit të Senol Gunes. Ky i fundit u shkarkua nga drejtimi i Turqisë, pas humbjes turpëruese ndaj Holandës me rezultatin 6-1.



