
Prej shumë kohësh tashmë Manchester United po kërkon një portier që i ofron garancinë të cilën David De Gea nuk ka mundur t’ia japë . Gjatë këtij sezoni spanjolli nuk e bindi Ole Gunnar Solskjaer dhe ia la vendin Dean Henderson në kuadratin e bardhë. Të mbingopur nga kalvaret e shumta të 30 vjeçarit ‘’ The Red Devilsat ‘’ janë të bindur se largimi i tij nga ‘’ Old Trafford ‘’ do të përtshpejtonte revolucionin në lidhje me portën . Sipas ‘’ The Sun ‘’ anglezët do të tentojnë të transferojnë në ‘’ Pallatin e Endërrave ‘’ gardianin e Atletico Madridit Jan Oblak . Polaku konsiderohet ndër më të shquarit aktualisht dhe Manchester United do të kërkojë shkëmbimin me David De Gean . Ishin pikërisht ‘’ Los Colchoneros ‘’ me të cilët numri një i ‘’ La Furia Rojas ‘’ filloi të magjepsë por gjatë sezoneve të fundit ka mbetur disi në hije dhe është penalizuar nga gabimet e shumta .
Një ekip si Manchester United nuk mund ta tolerojë në asnjë mënyrë këtë fakt dhe do të mundohet ta hedhë pas krahëve këtë eksperiencë të hidhur duke patur gjithmonë parasysh vështirësinë e operacionit sepse Jan Oblak konsiderohet i pazëvëndësueshëm nga Diego Simeone dhe për më tepër pritjet e tij kanë ndikuar në rezultatet pozitive të Atleticos deri në fitimin e La Ligas .
Sipas spekullimeve të shumta në Angli humbja e penalltisë në finalen e Europa Leagues kundër Villarealit praktikisht shënoi fundin e tij tek 20 herë kampionët e Premier Leagues dhe mbeti me kënaqësinë e të shpallurit nënkampion në kampionat .
Pavarësisht mbështetjes së trainerit norvegjez gabimet e njëpasnjëshme ia pamundësojnë qëndrimin tek Manchesteri , por dëshira e ‘’ Djajëve të Kuq ‘’ mbetet për tu parë sepse Atletico Madridi kërkon me çdo kusht qëndrimin e 28 vjeçarit slloven në ‘’ Wanda Metropolitano ‘’ për të vijuar me dominimin në La Liga dhe thyerjen e akullit në Uefa Champions Leagues , të cilit i janë afruar shumë por nuk kanë mundur të kurorëzohen me titullin kampion .



