
Napoli vazhdon me formën e shkëlqyer në Serie A, teksa ditën e sotme ka regjistruar fitoren e pestë radhazi në kampionat.
Të kaltrit mposhtën pa shumë vështirësi Cremonese në trasfertë me rezultatin e pastër, 1-4.
Politano në minutën e 26-të, Simeone në minutën e 76-të dhe Lozano e Oliveria në shtesë, i dhanë fitoren skuadrës së Spalletti.
Fitore shumë e rëndësishme për Napolin, që përfiton nga ndalesa e Atalantës dhe kryeson i vetëm me 23 pikë.



