Giroud: I kemi cilësitë për të fituar titullin kampion

Giroud: I kemi cilësitë për të fituar titullin kampion

Sulmuesi i Milanit, Olivier Giroud, është shprehur se skuadra ku ai aktivizohet, i ka cilësitë për të fituar titullin kampion. Francezi në një intervistë të dhënë së fundmi, është shprehur se skuadra nuk duhet ta humbasë përqendrimin, për të arritur objektivin në fund.

Kemi të gjitha cilësitë që nevojiten për të fituar titullin. Tani nuk mund të fshihemi më dhe jemi të fokusuar te sfida me Fiorentinën.

Humbja e Interit nuk duhet të na shkëpusë vëmendjen nga vetvetja. Na ka karikuar fakti që jemi të parët dhe kemi përulësinë e besimin për t’i fituar ndeshjet e mbetura.

Fitorja me Lazion më ka lënë një emocion të çmendur. Me dhjetë mijë tifozë pas vetes e dinim që do të ishte një ndeshje e madhe. Luajtëm mirë dhe na mungoi diçka në fazën realizuese.

Besuam te fitorja deri në fund të ndeshjes dhe gjërat e mëdha i arrijnë vetëm ata që besojnë. Ky është slogani i Milanit dhe më pëlqen shumë sepse vë në dukje besimin e madh.

Kur duhen edhe katër javë nga fundi i kampionatit, kuqezinjtë mbajnë vendin e parë me 74 pikë, 2 pikë më shumë se ndjekësit e Interit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy