
Dejvi Bregu rikthehet të luajë në Superiore. Sulmuesi vlonjat ka arritur marrëveshjen me klubin e Dinamos.
Kryeqytetasit bëjnë një goditje të rëndësishme në merkato, duke afruar një futbollist që e njeh mirë kampionatin.
Palët kanë mbyllur akordin dhe lojtari ka firmosur kontratë 3-vjeçare. Bregu ishte një dëshirë e Flamurtarit në merkato, por dinamovitët u treguan më të shpejtë për të mbyllur akordin.
Bregu ka luajtur në të kaluarën në Shqipëri me Flamurtarin, Luftëtarin, Teutën dhe Skënderbeun, ndërsa në sezonet e fundit ishte pjesë e Boluspor dhe Umraniyespor në Turqi si dhe Wisla Krakow në Poloni.



