Premier League luajti këtë të shtunë, gjashtë ndeshje për javën e parë të kampionatit.
Liverpool nuk zhgënjeu, pasi mposhti në transfertë skuadrën e Ipswich me rezultatin 0-2.
Pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërsa në të dytën të kuqtë shënuan dy herë me Jota-n në minutën e 60-të dhe Salah në minutën 65-të.
Trajneri Arne Slot e nis në mënyrën më të mirë të mundshme aventurën në stolin e Liverpool.
Me të njëjtin rezultat fitoi edhe Arsenali ndaj Wolves-it në shtëpi. Havertz në minutën e 25-të dhe Saka në minutën e 74-t shënuan dhe i dhanë fitoren “topçinjve”.
Në ndeshjet e tjera, Everton u mposht 0-3 nga Brighton, Newcastle fitoi minimalisht ndaj Southampton.
Aston Villa triumfoi 2-1 ndaj West Ham në transfertë, ndërsa Nottingham-Bournemouth u mbyll në barazim 1-1.



