Goce Sedloski, nuk është më trajner i Shkupit. Klubi shqiptar në Maqedoninë e Veriut, ka bërë të ditur së fundmi, se Sedloski ka dhënë dorëheqjen, e cila është pranuar edhe nga drejtuesit.
Ky largim, vjen pak ditë, pasi Shkupi nuk ia doli dot të shkojë në grupet e Conference League, pasi u eliminuan nga Ballani në “play off”.
Sedloski, ishte trajneri që fitoi titullin kampion me Shkupin, pas plot 21 viteve pritje.



