Haaland në axhendën e Paris St Germain

Haaland në axhendën e Paris St Germain

  Mungesa e akordit në lidhje me  rinovimin e kontratës së Kylian Mbappes i ka ndërgjegjësuar drejtuesit e Paris St Germain se duhet të kërkojnë trashëgimtarin e francezit për ti vënë pikën kësaj çështje . Prezenca e  sulmuesit në skemat e  Mauricio Pochettinos  është shumë e rëndësishme  dhe kryeqytetasit tashmë janë përgjigjur me të njëjtën monedhë në tentativën e tyre për të zëvëndësuar 22 vjeçarin . 

Në listën e gjatë të ‘’ Les Pariziens ‘’ tashmë përfshihet Erling Haaland për të cilin luftojnë pothuajse të gjitha ekipet me emër .

Duket sikur kjo histori  që s’do të ketë asnjëherë fund sepse me kalimin e ditëve skuadrat më të njohura i shtohen luftës për bishën nordike.  Sipas ‘ Calciomercatos ‘ francezët e kanë marrë shumë seriozisht dhe do të kërkojnë të përsërisin sukseset e merkatos së kaluar gjatë të cilës transferuan  Sergio Ramos , Lionel Messi , Georginio Wijnaldum , Achraf Hakimi , Gianluigi Donnarumma etj .

Megjithatë s’duhet anashkaluar as Real Madridi që e kërkon medoeomos  gjigandin e Borussia Dortmundit pa harruar  se qëllimi kryesor është firmosja me Kylian Mbappe i cili përfundon kontratën me ish kampionët e Ligue 1 në fundin e këtij sezoni dhe do të tentojnë transferimin e të ashtuquajturit ‘’ Donatello ‘’ me parametër zero  . Një fakt tjetër që s’duhet harruar  është se pretendimi  i  ‘’ Verdhezinjve ‘’ për sulmuesin e lindur në Leeds vijon të jetë 200 milionë euro , operacion që do të fuqizonte ndjeshëm arkat e gjermanëve .

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy