
Etrit Berisha nuk po kalon një moment të mirë te Torino, aty ku hapësirat për të janë të pakta.
Portieri shqiptar nuk shihet si alternativë e parë dhe për këtë arsye me shumë mundësi në merkaton e janarit do të ndryshojë skuadër.
Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, Berisha mund të transferohet te skuadra tjetër e Serie A, Spezia. Këta të fundi janë në kërkim të një portieri, pas dëmtimit të rëndë të Dragowski.
Berisha është një nga alternativat dhe nuk përjashtohet arritja e një marrëveshje në merkaton e janarit.



