Një skandal i vërtetë ka ndodhur në Norvegji ditën e mërkurë, më saktë te skuadra e Brann.
Mediat vendase raportojnë se 12 lojtarë të skuadrës së Brann janë përfshirë në një ngjarje skandaloze. Thuhet se ata pas mesnate kanë marrë në stadium 4 femra, me të cilat kanë kryer marrëdhënie seksuale.
Të gjithë kishin rënë dakord që të linin në shtëpi telefonat, në mënyrë që të mos filmoheshin. Megjithatë ata harruan se në stadium kishte kamera, të cilët kishin filmuar gjithçka që ndodhi.
Lojtarët dhe kryen marrëdhënie seksuale me 4 vajzat në dhomat e zhveshjes, deri në orët e para të mëngjesit. Madje thuhet se kishin dalë edhe nudo nëpër fushën e stadiumit të Brann.
Pritet që klubi të japë një dënim shembullor për të gjithë lojtarët e përfshirë në këtë ngjarje, që ka bërë një bujë të madhe. Ndërkohë emrat e futbollistëve të përfshirë, ende nuk janë bërë të ditur.



