
Xavi Hernandez tashmë e ka bërë zgjedhjen nëse Ousmane Dembele do ti japë fund aventurës me Barcelonën . Ashtu siç ka raportuar e famshmja vendase ‘ Sport ‘ në kampin e katalanasve flitet për një rikthim të Adama Traores i cili ka bërë një evolucion të dukshëm tek Wolverhampton .
Sulmuesit francez i mbetet edhe pak kohë në ‘’ Camp Nou ‘’ , ekzaktësisht deri në verën e 2022-shit dhe e ardhmja shikohet larg Barcelonës.
Problematikat ekonomike të ‘’ Los Cules ‘’ nuk e lejojnë që të plotësojë dëshirat e lojtarëve të mëdhenjë dhe përpara këtij fakti Joan Laporta është dorëzuar duke i dhënë ‘’ Ok ‘’ transferimit të francezit .
Traineri i kuq e bluve e preferon shumë lojën e perlës së anglezëve të cilit eksperienca në Premier League ia ka hapur horizontin dhe pa disktutim ia ka shtuar vlerat pavarësisht se përfaqëson interesat e një skuadre të dorës së dytë .
Kapaciteti befasues i 25 vjeçarit e shëndërron në një opsion të preferuar nga çdo trainer, sidomos për Xavi Hernandez që ka plotësuar ëndërrën e fëmijërisë në të kaluarën si një ndër emblemat në mesfushën e Barcelonës dhe tashmë në krye të pankinës.
Kthimi në retrospektivë është një fakt që mund ta bindë Adama Traoren pasi falë akademisë ‘’ La Masia ‘’ ka arritur në këto nivele dhe sipas ‘ Sport ‘ agjenti Jorge Mendez po i lëviz të gjithë gurët për ti gjetur sa më shpejt një destinacion komod të quajturit ndryshe ‘’ Shigjeta ‘’.
Aktualiteti nuk është shumë favorizues për ishi-n e Middlesbrough i cili në 20 ndeshje nuk ka bërë mjaftueshëm duke i krijuar dyshime trainerit Bruno Lage dhe Barcelona mendon përfshirjen e Trincaos për ta rikthyer sulmuesin në shtëpi.
Në vitet e fundit spanjolli ka bërë hapa galopantë , fakt që nuk është anashkaluar nga të mëdhatë e tokës së premtuar por ‘’ Blaugranët ‘’ duhet të tregojnë maturi sepse edhe Tottenham Hotspuri i ka dhënë sinjalet dhe mund ti japë një verdikt ndryshe kësaj historie duke e afruar në ‘’ White Hart Lane ‘’.
Potenca dhe shpejtësia janë dy elementë që nuk i janë ndarë asnjëherë Adama Traores , një lojtar tipik për Premier Leaguen ku zhvillohet një futboll me shumë përplasje dhe kundrasulme por të jesh i pretenduar përsëri nga skuadra ku ka kaluar një pjesë të madhe të karrierës nënkupton një privilegj të cilin me siguri do ta konsiderojë .
Për bishën e sulmit drejtuesit e Wolverhampton i kanë vënë pikat mbi i dhe prej kohësh dhe kanë deklaruar 24 milionë euro për ta lënë të lirë , shifër e përballueshme nga spanjollët dhe ‘’ Gjelat e Londrës “ për një lojtar që konsiderohet idhull tek ‘’ Ujqërit ‘’.



