
Manchester City vazhdon të shkëlqejë në Premier League, aty ku nuk njeh rivalë. Skuadra e Guardiolës mposhti ditën e sotme ndjekësit e Chelsea, falë një supergoli të De Bruyne në minutën e 70-të.
City shkëputet në krye të renditjes me 56 pikë, plot 13 pikë më shumë se ndjekësit e Chelsea dhe 14 pikë më shumë se Liverpool i vendit të dytë, që gjithsesi ka 2 ndeshje më shumë për të zhvilluar.
Skuadra nga Mançesteri tregon edhe njëherë se ka vendosur diktatin në kampionatin anglez, aty ku duken shumë afër titullit kampion të radhës.



