Kaçaj: Vetëm Enver Hoxha bëri 5 mandate, cikli i Dukës në FSHF është mbyllur

Kaçaj: Vetëm Enver Hoxha bëri 5 mandate, cikli i Dukës në FSHF është mbyllur

Ish-futbollisti i Kombëtares, Salvator Kaçaj, është shprehur se cikli i Armand Dukës në krye të Fedeartës Shqiptare të Futbollit është mbyllur.

Në emisionin “Skaner” në MCN TV, Kaçaj, duke folur për zgjedhjet në FSHF, tha se aty duhet të ketë persona të futbollit. Ai theksoi se futbolli në Shqipëri nuk ka asnjë zhvillim dhe risi, ndërsa shtoi se Duka në zgjedhjet e kaluara e mposhti Finon me manipulim.

“Në kontekstin e zhvillimit të futbollit në Shqipëri, nuk kemi asnjë zhvillim, asnjë risi. Është një farsë. Edhe ajo që tha kryeministri është një gënjeshtër i madhe, u kujtua pas 9 viteve në qeveri. Për sa i përket infrastrukturës dhe moshave, janë në nivele të mjerueshme. Fëmijët tanë stërviten në fusha me bar sintetik, që në të gjithë botën janë ndaluar. Duhet të kandidojnë njerëz të futbollit, siç është Starova.

Para 4 vitesh, Duka e mposhti Finon me manipulim. Duka ka mbështetjen e politikës. Këtu është problemi i individit që drejton FSHF. Shyti fitoi dhe ia mohuan dhe falsifikuan votat.

5 mandate, vetëm Enver Hoxha i ka bërë. Bonieku ishte president në Poloni, parlamenti ia ndaloi pas 3 mandateve. Duka duhet të shkojë në shtëpi, nuk është më për këtë punë. Kreu i FSHF është njeri anonim në futboll. E ka mbyllur ciklin. Skandali i fundit, lekët e UEFA-s, shkojnë në një kompani private. Starova nuk ka asnjë shans për të marrë postin, më vjen keq për këtë.”, u shpreh Kaçaj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy