Manchester City pëlqen  Pau Torres

Manchester City pëlqen Pau Torres

Rritja e rendimentit nga Pau Torres i ka siguruar një tjetër kandidat spanjollit . Pas Manchester United, Manchester City ka treguar interes për mbrojtësin e  Villarealit.   

Sezonet e shkëlqyera të 24 vjeçarit , ndër të cilat numëron edhe një Europa League me ‘’ Nëndetësen e Verdhë ‘’ s’kishin si mos të vlerësoheshin nga bashkombasi i tij Pep Guardiola që kërkon perfeksionimin e  ‘’ The Citiziens ‘’ në çdo sezon .   

Me hyrjen në luftë të bardhekaltërve , ‘’ Djajtë e Kuq ‘’ do ta kenë të ndërlikuar për ta transferuar në të magjishmin  ‘’ Old Trafford ‘’ . Drejtori sportiv i anglezëve Txiki Beguiristain e vlerëson shumë  Pau Torres  dhe sipas  Marcas  prej një kohë të gjatë  e  ka ndjekur me detaje evolucionin e kapitenit të Villarealit.

Duke iu referuar kësaj historie spanjollët i kanë qëndruar gjithmonë besnikë ideologjisë së tyre  dhe nuk mendojnë të lejojnë largimin e pilarit të prapavijës nga ‘’ La Ceramica ‘’ për më pak se 50-60 milionë euro.

Suksesi i arritur në kompeticionin e dytë europian për nga rëndësia jo vetëm Pau Torres-it por edhe të gjithë  nxënësve të Unay Emery-t ia ka rritur vlerën e kartonit dhe  duke qenë se është një ndër më të rëndësishmit tek Villareali, me të drejtë drejtuesit përkatës kërkojnë një shumë të tillë .

Një aspekt shumë domethënës në të kaluarën ishte refuzimi i Tottenham Hotspurit dhe vendimi i tij evidenton se pretendon  të jetë pjesë e nje skuadre me emër jo vetëm për të rritur kualitetin  por për të gjetur një ambjent që i siguron pasurimin e kurrikulumit me trofe të tjerë në të ardhmen .

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy