Fitorja në fund, Abilaliaj: Një ekip që do titullin nuk mund të shpërdorojë kaq shumë

Fitorja në fund, Abilaliaj: Një ekip që do titullin nuk mund të shpërdorojë kaq shumë

Trajneri i Partizanit, Arbër Abilaliaj, foli për MCN TV, pas fitores minimale të Partizanit ndaj Laçit.

Abilaliaj u shfaq i lumtur për fitoren dhe për faktin se nuk pësuan, ndërsa shtoi se ekipi që pretendon titullin, nuk mund të shpërdorojë kaq shumë.

Duhet të korrigjojmë metrat e fundit. E dinim që do vuanim këtu. Nuk mund të shpërdorojmë raste si Cara në pjesën e parë apo Bintsouka në të dytën.

Skuadra ishte e bashkuar dhe Laçi nuk kishte raste të pastra për shënim. Kishim goxha vështirës për të imponuar lojën tonë këtu, për shkak se shumë lojtarë nuk janë në formën më të mirë. Nuk bëmë lojën më të mirë, por ishte një zgjedhje e jona, sepse Laçin e prisnim agresiv dhe të merrnin pikët. Më kënaq që nuk pësuam, por më dëshpëron raste flagrante të humbura. Një ekip kampion nuk duhet të humbasë të tilla raste.

Laçi nuk bëri presion lart, ne u munduam të bëjmë presion lart. E dinim që mund të shkonte kështu, sepse janë disa lojtarë që kanë lodhje. I gëzohemi 3 pikëve dhe mënyrës se mbrojtjes ashtu siç duhet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy