
E ardhmja e Rodrygo Goes në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ prej kohësh vijon në pikpyetje.
24 vjeçari po përjeton një eksperiencë me shumë ulje-ngritje dhe ky fakt tek Real Madridi nuk tolerohet.
Gjithsesi cilësitë e ishi-t të Santosit as që nuk mund të vihen në diskutim dhe jo më kot pretendohet nga Manchester City.
Përveç ‘’ Qytetarëve ‘’, edhe Bayern Muncheni bashkë me disa ekipe nga Arabia Saudite kanë nisur ofensivën për yllin e kombëtares së ‘’ Seleçaos ‘’ dhe presidenti i ‘’ Galaktikëve ‘’ Florentino Perez ka deklaruar se është i gatshëm ti analizojë ofertat.
Në sezonin aktual faktikisht Rodygo ka patur një rënie të theksuar të rendimentit, i reflektuar edhe me mosgjetjen e rrugës së rrjetës për disa sfida rradhazi.
Ndryshimet e njëpasnjëshme në skemat e Xabi Alonsos e kanë lënë paksa në prapavijë por për të dyert e ‘’ Etihad Stadium ‘’ tashmë janë hapur.
Pep Guardiola beson se me aftësitë e tij do ti jepte një tjetër ritëm funksionimit të metrave të fundit, duke qenë se është mjaft teknik, i shpejtë dhe një finalizues shumë i mirë.
Presidenti Al Mubarak ka përgatitur 80 milionë euro për golashënuesin e ‘’ Los Merengues ‘’, një shifër e konsiderueshme.
Ndërkohë, nxënësi i Xabi Alonsos po mendon vetëm të rikuperojë terrenin e humbur, i ndërgjegjshëm për faktin e të qënit pjesë të një prej klubeve më të suksesshëm të historisë së futbollit.
2 gola në 19 sfida mbetet një statistikë shqetësuese, e cila mund t’ia vërë pikën eksperiencës në kryeqytetin spanjoll shumë shpejt.



