
Merkatoja e janarit është shumë afër dhe një ndër protagonistët e saj sigurisht do të jetë Paris St Germain.
‘’ Les Pariziens ‘’, sipas ‘ TEAMtalk ‘ janë hedhur në sulm për të firmosur me Anthony Martial , për të cilin drejtuesit e Manchester United janë të gatshëm të dëgjojnë oferta.
Mungesa e protagonizmit tek ‘’ The Red Devilsat ‘’ e ka vënë në dyshim qëndrimin në ‘’ Old Trafford ‘’ dhe kryeqytetasit mendojnë të përfitojnë nga ky fakt dhe ta shtojnë cilësinë në ofensivë.
Një rikthim në Ligue 1 do të ishte fillimi i një eksperience të re , tek skuadra që ka bërë ligjin në vitet e fundit por nuk ka avancuar siç duhet në Champions League, kompeticioni i preferuar i Nasser Al Khelaifit.
Me Luis Enriquen në stol, kuq e blutë do të tentojnë ta thyejnë akullin duke qenë se është një trainer me shumë eksperiencë dhe triumfoi në të kaluarën me Barcelonën.
Transferimi tek Paris St Germain mund të rezultojë hapi i duhur për karrierën e Antony Martial ,i cili është larg performancave të së kaluarës.
Një fakt i rëndësishëm është se ish-i i Sevillas e përfundon kontratën me 20 herë kampionët e Premier Leagues në fundin e sezonit dhe pikërisht merkatoja e janarit konsiderohet një shans për drejtuesit për tu fuqizuar sadopak me shitjen e golashënuesit.



