
Paraqitjet shpresëdhënëse te Mikayil Faye tek ekipet inferiore të Barcelonës, janë pasuar me hyrjen në garë të disa pretendentëve cilësorë.
Mbrojtësi e përfundon kontratën me ‘’ Los Cules ‘’ në 2027-tën, për të cilin Interi, Arsenali, Chelsea, Dortmundi dhe Juventusi do të masin forcat gjatë merkatos së verës.
Cilësitë në aspektin fizik dhe atë teknik e shëndërrojnë në një kandidat potencial për të vijuar karrierën tek një nga këto ekipe, edhe pse ende nuk ka debutuar me ekipin e parë të Barcelonës.
Në rastin e ‘’ Zonjës së Vjetër ‘’ drejtuesit e konsiderojnë zëvëndësuesin ideal të Gleison Bremer, gjithmonë nëse ishi i Torinos do ti japë lamtumirën ish rekordmenëve të Serisë A në fundin e sezonit.
Braziliani së fundmi është pretenduar nga Manchester United, duke qenë se vijon të lërë gjurmë nën drejtimin e të mirënjohurit Massimilliano Allegri.
Nëse i referohemi senegalezit, duhet shtuar se në sezonin aktual, deri në momentin që flasim numëron 3 gola në 23 sfida dhe periudha e merkatos së verës do të jetë determinante për vijimësinë.



