Zidane i hedh sytë tek Gimenez

Zidane i hedh sytë tek Gimenez

Duke patur parasysh se çështja e rinovimit me Sergio Ramos vijon të mbetet pezull drejtuesit e Real Madridit nuk kanë preferuar të presin shumë dhe kanë spikatur një mbrojtës rendimenti i të cilit gjatë viteve të fundit ka dhënë shumë për të kuptuar . Flitet për pilarin e mbrojtjes së ‘’ Los Colchoneros ‘’ Jose Maria Gimenez që prej shumë sezonesh  konsiderohet  një element i domosdoshëm brenda skemave të Cholo Simeones  dhe tashmë emri i tij është rrënjosur thellë në adn e kryeqytetasve . 

 Gjithsesi kjo situatë duket se ka ndryshuar disi sepse gjigandët e Primera Division kanë deklaruar se do ta nxjerrin në shitje uruguajanin të cilin e kanë pezulluar ndjeshëm dëmtimet e shumta .    Vendimi i ‘’ Los Blancos ‘’ për të tentuar transferimin e qëndërmbrojtësit 26 vjeçar në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ mbetet i paluhatur por duhet patur parasysh se kontrata e nënshkruar nga Jose Maria Gimenez me ‘’ Los Rojiblancos ‘’ do të jetë e vlefshme deri në 2023 -shin dhe gjithashtu nuk duhet të anashkalohet fakti se  spanjollët do të kenë një rrugë të gjatë dhe të ndërlikuar përpara sepse pavarësisht se do ti duhet të derdhë në arkat e kundërshtarve direkt shifrën e 60 milionë eurove  do të përballet me gjigandët e Europës si  Chelsea dhe Manchester United për të përfituar shërbimet e lojtarit të lindur në Toledo .

Karakteristikat që mbart ish-i  i  Danubios flasin për një mbrojtes shumë të kompromentuar dhe luftarak në luftën një kundra një dhe këmbngulës për të dhënë më të mirën si me Atletico Madridin ashtu edhe me kombëtaren ‘’ Celeste ‘’.  Pavarësisht dëmtimeve që kanë influencuar dukshëm në faktin e të qënit konstant për llogari të Atleticos deri më tani Jose Maria Gimenez  ka mundur të kontribojë në repartin defensiv të tyre me 22 takime  në të cilat ka gjetur në një rast rrugën e rrjetës dhe ne aspektin e përgjithshëm e justifikojnë vlerën e kartonit të tij .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy