
Paraqitjet e mrekullueshme të Viktor Gyokeres vijojnë ta klasifikojnë si një ndër më të rrezikshmit e kontinentit të vjetër.
Suedezi pretendohet nga disa klube të rëndësishëm, të cilëve iu është bashkuar edhe Atletico Madridi, sipas ‘ El Desmarques ‘.
26 vjeçari po shkëlqen tek Sporting Lisbona, i cili spikat për potencën, aftësinë në dyluftime dhe sigurisht për finalizimin.
Për ‘’ Los Colchoneros ‘’ do të jetë një sfidë e vështirë, edhe për faktin e pretendimit të portugezëve, i cili arrin 100 milionë eurot.
Paraprakisht drejtuesit e këtyre të fundit e kanë deklaruar se nuk do të bëjnë asnjë lëshim në lidhje me këtë aspekt, të cilët e vlerësojnë maksimalisht ishi-n e St Paulit.
Ndërkohë, spanjollëve i mbetet që të analizojnë disa variante për ta ulur koston e kësaj marrëveshjeje, një ndër të cilet është përfshirja e ndonjë elementi.
Duke iu referuar statistikave të arritura, sidomos në sezonin aktual, konkretisht 40 gola në 41 sfida, kuptohet se kemi të bëjmë me një bomber, i cili është një rrezik i vazhdueshëm për çdo rival.
Si në çdo merkato tjetër do të luhet një tjetër sfidë shumë e ashpër për Viktor Gyokeres, karriera e të cilit mund të ndryshojë në çdo aspekt në përfundimin e sezonit.



