
E ardhmja e Gabriel Moscardos, i cili performon në rradhët e Corinthians është lidhur ngusht me disa klube të rëndësishëm në kohët e fundit.
Paris St Germain, Barcelona dhe Chelsea janë kandidatë potencialë për të marrë shërbimet e mesfushorit , për të cilin sipas ‘ RMC Sport ‘ , drejtuesit e ‘’ Blaugranëve ‘’ kanë menduar të tërhiqen nga gara duke i avantazhuar automatikisht francezët dhe anglezët.
Sipas lajmeve të fundit, ‘’ Les Pariziens ‘’ kanë fituar ndjeshëm terren në lidhje me talentin 18 vjeçar, për të cilin Luis Enrique ka deklaruar se e mirëpret në ‘’ Parque de Prince ‘’.
Pa dyshim që kryeqytetasit janë më të favorizuar nëse i referohemi aspektit ekonomik, fakt i cili mund të rezultojë determinant për arritjen e marrëveshjes me Gabriel Moscardon.
Kuptohet se ish fituesit e La Ligas dhe më gjerë do të duhet ta përqëndrojnë tek të tjerë elementë vëmëndjen gjatë merkatos vijuese, për një ndër lojtarët më premtues në Brasileirao.



