
Pas pesë sezoneve tek Manchester United, Mason Greenwood po përjeton një eksperiencë të shkëlqyer tek Getafe.
Anglezi është adaptuar shumë shpejt në La Liga dhe sakrificat e tij menjëherë janë shpërblyer me interesin e Barcelonës.
Mesfushori nuk ka vonuar aspak dhe është shprehur i gatshëm për tu transferuar në ‘’ Camp Nou ‘’ dhe sigurisht për kuq e blutë ky lajm konsiderohet mjaft shpresëdhënës.
Negociatat midis palëve janë në zhvillim e sipër dhe nëse do të vazhdojnë me këtë ritëm, me shumë gjasa ishi i Manchester United do të jetë pjesë e ‘’ Blaugranëve ‘’ gjatë merkatos së verës.
Tek ‘’ Los Azulones ‘’ 22 vjeçari tanimë konsiderohet një referent në repartin e avancuar, i cili i ka dhënë shumë përparësi skuadrës së Jose Bordalas.
Rendimenti në rritje është shoqëruar me 19 sfida, 5 gola dhe 4 asiste në sezonin aktual dhe kalimi i mundshëm në Katalunjë mund ti japë mundësinë për të fituar tituj në të ardhmen.



