
Transferimi tek Arsenal në 2019-tën ishte një moment shumë i rëndësishëm në karrierën e Nicolas Pepes i cili bëri një zgjedhje cilësore për vijimin e saj.
Me kalimin e kohës francezi nuk është ndierë komod në Londër dhe ‘’ Topchinjtë ‘’ sipas prestigjozes ‘ The Sun ‘ kanë vendosur ta vënë në shitje sulmuesin.
85 milionë eurot e derdhura në arkat e Lilles jo vetëm që s’janë justifikuar por i kanë shaktuar pendesë anglezëve pasi statistikat e varfëra , konkretisht 8 gola dhe 10 asiste në sezonin e parë, 16 dhe 5 asiste në të dytin dhe 3 gola dhe 6 në aktualin në të cilin numëron 600 minuta , kanë shënuar një rënie të theksuar rendimenti të Nicolas Pepes i cili përfiton 165 mijë stërlina në javë , shifër shumë e kripur për 26 vjeçarin që nuk ka bërë thuajse asgjë .
Londinezët kanë deklaruar se kërkojnë 30 milionë euro për largimin e Nicolas Pepes nga ‘’ Emirates ‘’ duke iu bashkuar kështu Alexandre Lacazettes , Nketiah dhe Elneny-t. Mikel Arteta prej kohësh po mendon për rifreskimin e disa reparteve dhe parashikon së paku shtatë transferime gjatë verës për ti hedhur pas problematikat e viteve të fundit të cilat i kanë shkaktuar 13 herë kampionëve të Premier Leagues qëndrimin në vendnumëro , situatë e patolerueshme për këtë ekip.
Për këtë arsye merkatoja verore pritet shumë aktive për Arsenalin që prej vitesh po i mungon elitës angleze dhe asaj europiane duke paguar shtrenjtë keqmenaxhimin e drejtuesve dhe duke u distancuar nga trofetë.
Ky fakt ka gjeneruar mjaft skepticizëm tek kryeqytetasit të cilët do të tregohen shumë të kujdesshëm në një periudhë determinante por fillimisht duhet të mos gabojnë në pesë javët e mbetura të kampionatit për të cilët fitorja është një detyrim nëse duan të ripërshendeten me Champions Leaguen .
Pavarësisht se nuk ka mundur të japë maksimumin tek Arsenali , Nicolas Pepe mbetet një sulmues tepër i rrezikshëm dhe sigurisht që me kalimin e kohës pretendentët do të vinë duke u shtuar dhe për ‘’ The Gunners ‘’ është e domosdoshme mbushja e arkave e cila do të vihet në funksion të transferimeve që konsiderohen rruga e vetme e shpëtimit për skuadrën e Mikel Artetas .



