Titulli më pranë, Shkupi triumfon me përmbysje

Titulli më pranë, Shkupi triumfon me përmbysje

Shkupi ka regjistruar fitoren e radhës në kampionat, duke u afruar akoma edhe më shumë me titullin kampion në Maqedoninë e Veriut.

Skuadra bardheblu mori 3 pikë me shumë vlera ndaj Strugës ditën e sotme, në transfertë. Ndonëse vendasit kaluan të parët në avantazh me Bosancic në minutën e 45-të, Shkupi përmbysi gjithçka.

Në minutën e 48-të, ishte Adetunji që barazoi shifrat, ndërsa në minutën e 70-të Radeski shënoi golin e përmbysjes.

Për të vulosur shifrat në 1-3 mendoi Imeri i cili shënoi në minutën e 87-të, pasi ishte aktivizuar nga stoli.

Pas 24 javëve, Shkupi kryeson me 58 pikë, 13 pikë më shumë se ndjekësit e Akademija Pandev.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy