Është hedhur sot shorti i Superkupës së Spanjës, për të cilin ka patur shumë diskutime për vendin dhe datën e organizimit për shkak të pandemisë. Më në fund është vendosur që finalja të luhet në Sevilje me datë 17 janar.
Barcelona do të ketë përballë kundërshtarët e djeshëm në kampionat, Real Sociedadin. Kjo ndeshje do të luhet më 13 janar në Kordoba. Gjysmëfinalja tjetër është mes Real Madrid dhe skuadrës tjetër baske, Athletic Bilbao dhe do të luhet më 14 janar në Malaga.
Shorti këtë herë kishte rregull që ‘El Clasicco’ mes Realit dhe Barcelonës të mos ndodhte më herët se sa në finale.



