Frederic Veseli e ka kaluar Covid-19. 2 javë pasi rezultoi pozitiv me virus, tashmë mbrojtësi është shëruar dhe është gati për të zbritur në fushë.
Ka qenë vetë klubi italian e Salernitana, që ka bërë të ditur se futbollisti është shëruar plotësisht dhe në tamponin e bërë së fundmi ka rezultuar negativ.
Pas kësaj, futbollisti ka nisur stërvitjen i diferencuar për të kapur formën dhe për të qenë gati për të zbritur në fushë.
Vlen të theksohet se Veseli rezultoi pozitiv me Covid-19 pas grumbullimit me Shqipërinë për ndeshjet e tetorit, ndaj Hungarisë dhe Polonisë.



