Atletico, akord me Mandava

Atletico, akord me Mandava

 Shqetësimet e Diego Simeones në lidhje me prapavijën pak e nga pak po reduktohen sepse drejtuesit e spanjollëve kanë qëlluar në shenjë për objektivin e rradhës .

 ‘’ Los Colchoneros ‘’ kanë arritur akordin me mbrojtësin Rinildo Mandava për të cilin parashikohet  se do të mbërrijë në mbasditen e sotme në Madrid për të firmosur e  më pas të vihet nën urdhërat e Diego Simeones .

Nevoja për tu përmirësuar është shumë e madhe dhe ‘’ El Cholo ‘’ nuk kërkon që të humbasë pikë por të avancojë sepse ka fatin e drejtimit të një ndër ekipeve më kompetitivë.

Kontrata e Rinildo Mandavas me Lillen përfundonte në fundin e sezonit por drejtuesit e kryeqytetasve janë treguar të shkathët në përpjekjet për transferimin e mbrojtësit nga Mozambiku në ‘’ Wanda Metropolitano ‘’  duke treguar kështu që s’do të jetë aq e lehtë që Atletico të lihet në prapavijë  në Spanjë apo Champions League . 

Me ishi-n e Belenenses , traineri argjentinas mund të rrijë i qetë sepse është tejet kualitativ dhe  për më tepër vjen pas një eksperience si titullar tek kampionët e Ligue 1 prej shumë vitesh .

Kjo goditje parashikohet se do t’ia shtojë entuziazmin Atleticos, skuadër që e presin sfida të vështira dhe drejtuesit janë të detyruar  të ndërhyjnë urgjentisht edhe në krahun e djathtë të mbrojtjes  për të zëvëndësuar Kieran Trippier i cili fatkeqësisht udhëtoi drejt ‘’ St James Parkut ‘’ për të veshur fanellën e Newcastle United.

Mbi largimin e anglezit reagimi i Diego Simeones ka rezultuar i menjëhershëm dhe ka menduar për Daniel Wass por është përballur me rezistencën e Valencias . 

Pavarësisht se ka humbur terren në krahasim me sezonin e shkuar  , Atletico Madridi tashmë konsiderohet një skuadër elite dhe parashikohet se do të qëndrojë në këtë pozicion edhe në të ardhmen , fakt që fuqizohet me një trainer si Diego Simeone që vlerësohet  si më i rëndësishmi në historinë e madrilenëve .

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy