
Pavarësisht interesit të Arsenalit për Eduardo Camavingan , traineri Carlo Ancelotti ka theksuar se francezi konsiderohet i paprekshëm.
Italiani ka rikthyer buzëqeshjen në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ me Champions Leaguen e fituar në sezonin e kaluar dhe në aktualin Real Madridi është një ndër pretendentët kryesorë për ta përsëritur suksesin.
Në sajë të këtyre arritjeve por edhe të performancës së Eduardo Camavingas në fushë , 63 vjeçari i ka mbyllur derën çdo klubi sepse ishi i Rennes ka patur një ecuri të shkëlqyer me ‘’ Galaktikët ‘’.
Mbi këtë çështje , gjigandi i pankinës komentoi :
“ Ai është një lojtar po aq i rëndësishëm sa Toni Kross dhe Luka Modric ‘’, afirmoi Carlo Ancelotti duke shprehur konsideratat për mesfushorin .
Objektivi i ‘’ Topchinjve ‘’ lidhej me huazimin e Eduardo Camavingas deri në fundin e sezonit por ‘’ Los Merengues ‘’ ja kanë dhënë menjëherë përgjigjen .
Megjithatë, nuk kanë munguar as fjalët e agjentit Joshua Barnett, i cili konfirmoi se klienti i tij do të qëndrojë tek madrilenët , lajm i raportuar nga specialisti i merkatos Fabrizio Romano :
“ Shumë klube pretenduan shërbimet e Eduardo Camavingas por dëshira lidhet me qëndrimin tek Real Madridi dhe drejtuesit janë të lumtur për faktin e të paturit në përbërje një lojtar të tillë ‘’ , përfundoi Joshua Barnett.



