
Ditën e sotme, rikthehet një nga kampionatet kryesore në Europë, siç është Serie A. Siparin e ngrenë kampionët në fuqi të Milanit.
Kuqezinjtë e Piolit, presin në “San Siro” Udinesen dhe me mbështetjen e madhe të publikut, do të kërkojnë ta nisin me këmbën e mbarë. Ndeshja luhet në 18:30, atëherë kur luhet edhe sfida mes Atalantës dhe Sampdorias,
Spektakli vazhdon në 20:45, ku Leçe pret nënkampionët e Interit, ndërsa Monza përballet në shtëpi me Torinon.
Sfidat interesante nuk mungojnë as të dielën, ku Lazio pret Bolognan, ndërsa Roma luan me Salernitana në transfertë.
Java e parë mbyllet nga Juventusi, që luan në shtëpi me Sassuolo në 20:45, ndërsa më herët, Napoli luan në transfertën e Veronës.



