Trajneri i Feyenoord: Nuk kishim fat! E vështirë të krijosh ndaj skuadrave të Mourinho

Trajneri i Feyenoord: Nuk kishim fat! E vështirë të krijosh ndaj skuadrave të Mourinho

Trajneri i Feyenoord, Arne Slot, është shprehur se skuadra e tij nuk kishte fat në finalen e Conference League, e cila u fitua minimalisht nga Roma.

Solt pas ndeshjes, deklaroi se skuadra e tij bëri mirë në disa raste, por shfaqën probleme në zgjedhjet e lojtarëve.

Është gjithmonë interesante kur sheh si shkojnë 15 minutat e parë. Në atë pjesë ne kishim kontrollin e ndeshjes. Por një pjesë loje zgjat 45 minuta. Dhe problemet tona ishin me zgjedhjet që bënë lojtarët tanë, me apo pa topin. U thashë lojtarëve gjatë pushimit që ata duhej të bënin më mirë. Në pjesën e dytë ne ishim të vëmendshëm që në fillim, por duhet pak fat dhe ne nuk e kishim. Kishim kohën dhe mundësinë që të shënonim dhe nuk ia dolëm. Ndoshta ka të bëjë edhe me cilësinë e kundërshtarëve.

Në një finale nuk ke dhjetëra shanse, mund të kesh dy. Në një finale ndaj një skuadre italiane është veçanërisht e vështirë të krijosh raste e aq më shumë kur është një skuadër italiane e drejtuar nga Mourinho.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy