
Tekniku Stefano Pioli vijon të jetë një faktor kyç në mbarëvajtjen e Milanit.
Kuqezinjtë arritën të shpalleshin kampionë në Scudetto pas 11 vitesh dhe në ‘’ San Siro ‘’ është menduar rinovimi me italianin për tre vitet e ardhshme.
56 vjeçari ka ditur të menaxhojë një ekip shumë ambicioz duke treguar se të besuarit e tij janë të aftë ta rikthejnë Milanin në kohët e arta .
Ky hap shumë i rëndësishëm për të ardhmen e ‘’ Djallit ‘’ do të shoqërohet edhe me një rritje rroge për numrin një të pankinës, i cili numëron 150 sfida , 87 fitore, 35 barazime dhe 28 humbje dhe me shumë meritë konsiderohet një ndër elementët më determinantë të Milanit në vitet e fundit.
Projekti ambicioz i drejtuesve lidhet me fitimin e sa më shumë titujve në vijimësi për të respektuar historinë e gjatë të suksesit të shtatë herë kampionëve të Champions Leagues të cilët ja kanë marrë dorën Serisë A dhe duhet të punojnë më shumë për të arritur larg edhe në kompeticionin më të rëndësishëm europian.
Me Stefano Piolin në stol gjithçka po shkon siç duhet tek ky Milan që tashmë është ringjallur dhe po tregon potencialin në çdo ndeshje .



