Juventus sfidon Atleticon për Kamara

Juventus sfidon Atleticon për Kamara

Vështirësia që thekson transferimi i Aurelien Tchouamenit në ‘’ Allianz Stadium ‘’ e ka ndalur paksa vrullin e Juventusit , drejtuesit e të cilit duan të kenë gjithmonë një as nën mëngë për të mos dale me duar bosh nga merkatoja.

‘’ Zonja e Vjetër ‘’ do ti bëjë presion Atleticos për Boubacar Kamara, mbrojtës që po lë gjurmë në ‘’ Velodrome ‘’ dhe konsiderohet një element shumë i rëndësishëm tek Marseille.

21 vjeçari e ka rritur  rendimentin në çdo ndeshje  duke e lartësuar figurën dhe shëndërruar në një prioritet për të mëdhatë e kontinentit të vjetër .

Pavarësisht se torinezët shquhen si një ekip befasues , edhe ‘’ Los Colchoneros ‘’ nuk mbeten pas sepse kanë një garanci siç është Cholo Simeone , trainer që ia bën gjithmonë të vështirë rrugën , sidomos ekipeve të elitës dhe nga lojtarët që po fillojnë të spikasin , Atletico është një destinacion që nuk duhet shmangur.

Në rastin konkret , rekordmenët e Italisë sigurisht kanë rrëshkitur në krahasim me vitet e kaluara gjatë të cilave  konsideroheshin të pamposhtur , por kjo periudhë i ka shërbyer për të reflektuar dhe rindezur motorrët drejt suksesit.

Një trainer si Massimiliano Allegri zor se dorëzohet lehtë por njëkohësisht ka marrë shënime dhe ka nxjerrë konkluzionet përkatëse duke kuptuar se futbolli po bëhet shumë kompetitiv dhe gjithçka mund të rezultojë e paparashikueshme.

Për Boubacar Kamara , risitë nuk mbarojnë këtu sepse edhe Milani me Barcelonën janë të bindur se prapavija mund të ketë një rezultat ndryshe në të ardhmen duke ia shtuar rëndësinë këtij interesi sepse flitet për një ndër mbrojtësit më të mirë jo vetëm në Ligue 1 por edhe më gjërë.  

Gara mbetet e hapur por si gjithmonë Juventusi asnjëherë nuk e ka humbur sensin e protagonizmit pavarësisht dështimeve të cilat e kanë forcuar dhe ja kanë qartësuar rrugën për më tej , gjatë të cilës priten ndryshime të menjëhershme dhe historia i favorizon dukshëm italianët.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy