
Pas fitimit të Serisë A, trofe i cili u shtua në vitrinë 11 pas vitesh, Interi u detyrua t'u hapte rrugën largimeve të dy komponentëve kyç si përshembull Romelu Lukakut dhe Achraf Hakimit të cilët u transferuan respektivisht tek Chelsea dhe Paris St Germain.
Megjithatë me kalimin e kohës problemet erdhën duke u shtuar në "Giusseppe Meazza" sidomos pas largimit të Antonio Contes tek Tottenham Hotspuri të cilin e zëvëndësoi Simone Inzaghi, trainer që u prezantua denjësisht me Lazion në sezonin e kaluar duke i krijuar mundësinë kryeqytetasve për të marrë pjesë në Uefa Europa League.
Me të mbërritur në Milano eksperienca për italianin ka filluar jo ashtu siç duhet sepse ekonomia e Interit vijon të jetë tepër e dobësuar por zikaltërit shpresojnë se kjo situatë nuk do të zgjasë shumë dhe do të mund të bëjnë ndërhyrjet e duhura gjatë merkatos së verës .
Qendra e mesfushës mbetet prioritet për 45 vjecarin dhe sipas ‘ Calciomercatos ‘ janë tre emrat që po analizojnë drejtori sportiv Beppe Marotta dhe ndihmësi i tij Piero Ausilio . Flitet për Sergej Milinkovic- Savic , Isco Alarcon dhe Davide Fratessi i cili mbron ngjyrat e modestëve të Sassuolos .
Pavarësisht se përforcimi i reparteve të tjerë nuk është anashkaluar në asnjë moment nga kampionët në fuqi të Serisë A , Simone Inzaghi ka vendosur ti marrë gjërat një nga një për të evituar kundrakohët e mundshme të cilat do ti vinin në një situatë të ndërlikuar dhe diçka e tillë është e pafalshme për një skuadër të këtij niveli.
Prioritetet tashmë dihen por theksi do të vihet tek negociatat ndërmjet palëve për të arritur fundin e lumtur, sepse në të kundërt Interi mund të zbresë shumë shpejt nga maja ku është ngjitur me aq sakrificë pas një lufte 11 vjeçare .



