
Tirana ka mposhtur Dinamon në miqësoren e cila u zhvillua në Pogradec. Derbi nisi që në fillim me tension, ku kishte dyluftime të ashpra mes palëve.
Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, ndonëse rastet nuk munguan. Në të dytën, bardheblutë e Shehit u shfaqën më kërkues, duke arritur të gjejnë rrugën e rrjetës dy herë, fillimisht me Taulant Seferin në minutën e 80-të dhe më pas me Vesel Limajn në minutën e 84-t.
Vlen të theksohet se në minutën e 76-të, Dinamo mbeti me 10 lojtarë, pasi Sidibe u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.



