
Presidenti i Federatës Shqiptare të Mundjes, Sahit Prizreni, i ftuar në emisionin “Skaner” në MCN TV, foli për buxhetin e sportit, që sipas tij ka pësuar ulje.
Prizreni deklaroi se bëhet reklamë, por deri tani shteti nuk ka bërë asgjë për të mbështetur federatat dhe sportistët.
Vjet fondi ishte 1.8 miliardë, ndërsa sot është 1.5 miliardë lekë.
Federata e Mundjes, vitin e kaluar ishte fantastike, me arritjet e bëra. Si asnjëherë tjetër, një kampion bote për Shqipërinë. Si mund të quhet rritje buxheti, kur ne jemi para një viti kaq të rëndësishëm?!
Kemi kaq kohë që bëjmë reklamë, por aktualisht nuk kemi bërë asgjë si shtet për të mbështetur federatat apo këta sportistë. Ky është realiteti i keq.
Unë dikur kam ikur nga Shqipëria, për shkak të një KOKSH që ka qenë. Janë ata që kanë larguar sportistët.



