Koronavirus rikthehet te Strakosha, portieri humb ndeshjen e Champions League

Koronavirus rikthehet te Strakosha, portieri humb ndeshjen e Champions League

Thomas Strakosha, portieri i Lazio-s dhe i kombëtares shqiptare, po kalon një moment aspak pozitiv prej një muaji për shkak të koronavirusit.

Gardiani ishte i dyshuar si i prekur me COVID që prej fillimit të nëntorit, por me datë 6 të po këtij muaji rezultoi negative. Ndërsa më pas në seri disa tampon pozitiv, deri para katër ditësh ku u tha se Strakosha e mposhti pandeminë.

Por sipas ‘ANSA’ në testet e fundit të bëra para ndeshjes me Zenitin në Champions League portieri shqiptar ka rezultuar sërish pozitiv. Për rrjedhojë ai do të mungojë në takimin në fjalë. Po për shkak të COVID Strakosha humbi edhe dy ndeshjet e Kombëtares në Ligën e Kombeve.

Gjithsesi ajo që ka rëndësi është se portieri është asimptomatik dhe gëzon gjendje të mirë shëndetësore.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy