Konfirmohet dëmtimi i rëndë i mesfushorit Camavinga

Konfirmohet dëmtimi i rëndë i mesfushorit Camavinga

Real Madrid ka konfirmuar dëmtimin e rëndë të mesfushorit Edouardo Camavinga në stërvitje, një ditë para ndeshjes me Atalantën, në Superkupën Europiane.

Klubi spanjoll, në një komunikate zyrtare, ka zbuluar shkëllën e dëmtimit.

“Pas analizave të bëra sot të lojtarit tonë Eduardo Camavinga, ai është diagnostikuar me ndrydhje të ligamentit të brendshëm kolateral në gjurin e majtë”, thuhet në njoftimin e klubit.

Lojtari pritet të mungojë rreth dy muaj dhe me shumë mundësi do të jetë i gatshëm në muajin tetor të këtij viti.

Camavinga u dëmtua në stërvitje, pas një ndërhyrje të marrë nga bashkëkombësi i tij, Aurelien Tchouameni.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy