
Në orët e fundit drejtuesit e Real Madridit kanë marrë një goditje referuar merkatos.
Vitinha, një ndër të preferuarit e spanjollëve i ka refuzuar për arsye se beson tek projekti ambicioz i Luis Enriques, kryefjala e të cilit është fitimi i titujve në të ardhmen.
Gjatë një interviste për ‘ Soltinhos pelo mundo de Canal 11 ‘, nxënësi i ‘’ Luchos ‘’ ka ritheksar se do ti qëndrojë besnik ‘’ Les Pariziens ‘’, skuadër në të cilën ndihet tejet i rëndësishëm.
Të refuzosh ‘’ Galaktikët ‘’ nuk është e lehtë dhe vlen për tu shtuar se mesfushori është i fokusuar vetëm tek suksesi me gjigandët e Ligue 1.
Konsolidimi si titullar i padiskutueshëm në 11-shen e trainerit asturian është gjithashtu një privilegj për Vitinhan, një ndër më të mirët në Europë aktualisht në rolin ku aktivizohet.
Përgjigjja e luzitanit nuk i lë shteg tjetër drejtuesve të ‘’ Los Merengues ‘’ veçse të fokusohen tek të tjera alternativa duke qenë se kanë hasur jo pak vështirësi në sezonin aktual, jo vetëm në repartin e mesfushës.
Ndërkohë ishi i Portos po zhvillon të katërtin në ‘’ Parque de Prince ‘’, i shoqëruar deri më tani me 6 gola në 37 sfida dhe një rendiment për tu marrë shembull, tek ish fituesit e Champions Leagues.



