
Merkatoja e janarit më shumë gjasa do të jetë nisja e një eksperiencë të re për shumë lojtarë .
Një ndër to është Stefan de Vrij, kontrata e të cilit përfundon në 30 qershorin e 2023-shit dhe që nga 1 janari i këtij viti do të jetë i lirë për të negociouar me ekipin që dëshiron.
Atletico Madridi do të ketë një sfidë shumë të vështirë me Tottenham Hotspurin për hollandezin , lojtar i cili ka bërë mirë tek Interi dhe vlerësohet shumë nga Antonio Conte, ish traineri i tij.
Numri një i pankinës së ‘’ Los Colchoneros ‘’ Diego Simeone e konsideron prioritet transferimin e 30 vjeçarit në ‘’ Wanda Metropolitano ‘’ por hyrja në garë e londinezëve është një sinjal për spanjollët se s’do ta kenë të lehtë firmosjen me ishi-n e Lazios.
Prej kohësh kryeqytetasit nuk janë më ai ekipi i mëparshëm dhe ‘’ El Cholo ‘’ pretendon ti japë fund kësaj etape zhgënjyese por nga ana tjetër ‘’ Spursat ‘’ konsiderohen një rival i rrezikshëm dhe mund ti befasojnë ish kampionët e La Ligas në merkaton dimërore.



