Arapi: Mund të drejtoj Teutën në të ardhmen, stadiumi do të jetë gati në dhjetor

Arapi: Mund të drejtoj Teutën në të ardhmen, stadiumi do të jetë gati në dhjetor

Ish-kapiteni i Teutës, i cili tashmë është në rolin e drejtorit sportiv te Teuta, Renato Arapi në emisionin “SportZone” në MCN TV, u shpreh se Teuta do e ketë gati stadiumin në mes ose në fund të dhjetorit, për shkak të punimeve me fushën. Arapi më tej tha se në të ardhmen mund të drejtojë Teutën në rolin e trajnerin, ndonëse shtoi se shpresoj që trajneri aktual Edi Martini të vazhdojë gjatë aty.

Është vetëm fillimi, ky kampionat besoj që do jetë më i fortë se vitet e kaluara. Plus edhe ardhja e Dinamos e forcon akoma më shumë kampionatin. Sigurisht është ende herët. Në fillim ka shumë ekipe pretendente, por pas fazës së dytë do të fillojë shkëputja dhe aty do duket. E vetmja skuadër që deri tani ka bërë pak më mirë është Kukësi.

Më e vështirë është ta mbrosh titullin se sa ta fitosh. Teuta do të konkurrojë për titullin edhe këtë sezon. Kemi marrë lojtarë të rëndësishëm për të zëvendësuar ata që u larguan. Kallaku dhe Bregu janë dy lojtarë me karakteristika të ndryshme. Bregu nga ndihmoi shumë në sezonin e kaluar, po ashtu edhe Kallaku ka treguar paraqitje të mira dhe me ardhjen e tij mendoj që jemi përfoprcuar shumë. I jep shumë impulse sulmit.

Çdo ekip ka nevojë për përforcime. Kjo do duket në ndeshjet në vazhdim. Varet edhe nga përshtatja që lojtarët do të kenë me ekipin dhe kampionatin. Kukësi është një ekip goxha cilësor dhe e shikoj si pretendent.

Vllaznia e bën një futboll të bukur, është një ekip ofensiv. Jo rastësisht ndeshja me Teutën u bë e bukur dhe e rivalizuar. Edhe me Kukësin kështu mendoj se do të jetë dhe shpresoj që rezultati të flasë për ne.

Barazimet e shumta? Kampionati shqiptar, është një kampionat që fazën e mbrojtjes mundohen ta bëjnë shumë mirë. Në Shqipëri sulmues rrace që garanton 12-13 gola, janë me pikatore. Edhe ekipet që mundohen të luajnë futboll sulmues, mundohen që pjesën mbrapa ta kenë të kontrolluar. Është më e thjeshtë të vendosësh ekuilibër në mbrojtje.

Ne kemi bërë shumë mirë në mbrojtje. Duhet edhe një qendërmbrojtës për mendimin tim. Duhet edhe një mbrojtës tjetër. Deri tani jemi të kënaqur me mbrojtjen.

Të gjithë e dimë që kur Kallaku është mirë, edhe ekipi është mirë. Besoj që në ndeshjet në vazhdim do të bëjë më mirë.

Është shumë herët për të folur për titullin. Tirana, Dinamo dhe Partizani kanë bërë afrime cilësore. Mbetet për t’u parë, sepse janë ekipe që kanë bërë shumë ndryshime. Të shikojmë sa të aftë do jenë për t’u përshtatur. Skënderbeu që kishte një projekt serioz, në 8 vite fitoi 7 herë titullin. Unë besoj se për titullin varet nga projekti dhe investimi.

Arapi jashtë fushave? Ka ndryshuar gjithçka, sepse kam dalë jashtë rutinës. Jam gjithmonë pranë ekipi dhe ndonjëherë sëtvitem edhe me ata. Ndoshta në një të ardhme mund ta drejtoj Teutën. Momentalisht kemi një trajner shumë të aftë. Shpresoj që Martini vazhdojë sa më gjatë sepse ndihemi shumë mirë me të.

Presidenti pasi kemi dalë kampion, ka filluar ta ndjekë ekipin çdo ditë. E ka shtuar dëshirën e tij për të investuar dhe fituar më shumë.

Te fusha sot kanë filluar punimet dhe mendoj se nga mesi apo fundi i dhjetorit mendoj se do të mund të luajmë aty. Futbolli luhet për tifozet, ndonëse në Durrës vitet e fundit nuk kanë qenë shumë”, u shpreh Arapi.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy