Humbja me Teutën, Fagu: E kishim përgatitur ndeshjen ndryshe

Humbja me Teutën, Fagu: E kishim përgatitur ndeshjen ndryshe

Trajneri i Tiranës, Erbim Fagu, foli për MCN TV, pas humbjes me Teutën në shtëpi.

Fagu deklaroi se ndeshja ishte përgatitur ndryshe, ndërsa shtoi se skuadra i ka kapacitetet për titullin kampion.

E kishim përgatitur ndeshjen ndryshe. Nuk e interpretuam ashtu siç duhej, u goditëm me dy gola. Kur goditesh, bie ana psikologjike dhe më pas shkoi gjithçka keq.

E dinim si do luante Teuta me presing të lartë. E vuajtëm sot edhe finalizimin, nuk ishim të qartë kur dilnim në 3/4 pasi kishte konfuzion. Ajo fitore me Dinamon na e rregulloi anën psikologjike, por nuk e di as unë se çfarë përgjigje të jap.

Për kaq pak kohë mundohesh të bësh ndryshime të vogla, jo shumë të mëdha pasi mund të prishësh ekuilibrat. Me këtë grup lojtarësh jam munduar të mos ndryshoj shumë. Por gjithsesi unë sot ia lë pjesës së interpretimit të ndeshjes që nuk ishte aty ku duhej.

Sigurisht që Tirana i ka kapacitetet për titullin. Jemi akoma në luftë për “Final Four” dhe më pas të mendojmë për të dalë kampion. Në “Final Four” mund të dalësh kampion, nuk është e vështirë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy