Kastrioti ka mposhtur Laçin ditën e sotme, në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin e skuadrës kurbinase. Krutanët triumfuan 0-1, falë golit të shënuar nga Arbër Basha, në një ndeshje me aromë Superioreje.
Skuadra e drejtuar nga Ramadani u shfaq në formë të mirë dhe stafi shpreson që deri në startin e kampionatit të jenë gati.
Të dy trajnerët vëzhguan nga afër afrimet e bëra në merkaton e verës, për të parë se deri ku janë dhe nëse kanë akoma nevojë për përforcime.



