
Merkatoja e verës do të jetë determinante për Enzo Fernandez.
Mesfushori prej kohësh po demostron potencialin tek Chelsea dhe tek Argjentina.
Mirëpo, si duket eksperienca në ‘’ Stamford Bridge ‘’ do të përfundojë së shpejti.
Sipas ‘talkSPORT ‘ 25 vjeçari ka deklaruar së fundmi së dëshiron ta vijojë karrierën tek Real Madridi.
‘’ Galaktikët ‘’ mbetet një ndër klubet më të rëndësishëm dhe të suksesshëm në futboll dhe fituesi në fuqi i Botërorit me ‘’ Albicelestët ‘’ pretendon transferimin në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’.
Drejtuesit e spanjollëve ende nuk i kanë nisur tratativat për ishi-n e Benfikas por deklarata e tij sigurisht i jep një lloj avantazhi dhe mbi të gjitha siguri.
Edhe në Arabinë Saudite nuk kanë munguar pretendentët për Enzo Fernandez, konkretisht Al-Ittihad.
Por s’duhet harruar as interesi i Paris St Germain i cili mund ti trazojë paksa ujërat për arsye të potencialit të Nasser Al Khelaifit por qartësisht ish fituesit e Champions Leagues janë një hap përpara.
Gjithsesi duhet konsideruar edhe përfundimi i kontratës me ‘’ Blutë e Londrës ‘’ në 2032-shin por vlen të përmendet se objektivi i Todd Boehly-t është rikuperimi i investimit prej 107 milionë stërlinash i bërë në 2023-shin për yllin e mesfushës.
Eshtë sezoni i katërt në rradhët e gjigandëve të Premier Leagues dhe jo vetëm, i shoqëruar deri më tani me 12 gola dhe 6 asiste në 42 sfida, i ndërgjegjshëm se pas dere e presin ‘’ Los Merengues ‘’, ekip i cili faktikisht ëndërrohet nga çdo lojtar.



