Vata: Duka nuk e donte as në stol Brojën ndaj Anglisë

Vata: Duka nuk e donte as në stol Brojën ndaj Anglisë

Ish-lojtari i Kombëtares, Rudi Vata ka thënë se me Armando Brojën te Shqipëria është abuzuar. Në emisionin “Skaner” në MCN TV, Vata bëri edhe një deklaratë të fortë, duke thënë se presidenti i FSHF Armand Duka nuk donte që Broja të ishte as në stol ndaj Anglisë. 

“Broja ka pritur në Londër për të qenë gati për ndeshjen me Anglinë. Ka qenë vetë Duka që nuk ka dashur që Broja të ishte qoftë edhe në stol ndaj Anglisë. Me Brojën është abuzuar edhe në fillimet e tij, po abuzohet edhe tani. Nuk mund të jesh kaq shpirt i keq, për ta trajtuar në këtë mënyrë futbollistin. Ka marrë një goditje të madhe edhe në aspektin psikologjik. Me një futbollist si Broja ne jemi më afër portës kundërshtare. Në Kombëtare mund të kemi vetëm njërin, ose Brojën ose Rejën, të dy nuk bëhet. 

Njerëzit që janë në Federatë nuk e shikojnë me emocion, nuk janë për plane afatgjata. Rrinë aty për të bërë edhe pazare.”, përfundoi Vata.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy