
Kylian Mbappe ishte në dyshim për sfidën e nesërme në Champions League, ndaj Real Madrid.
Sulmuesi francez pësoi një dëmtim në stërvitje dhe ishte në dyshim për sfidën e kthimit në Champions.
Megjithatë vetë klubi parisien, ka publikuar listën me lojtarët e grumbulluar për sfidën e ditës së mërkurë. Bie në sy që mes të grumbulluarve është edhe Mbappe, për të cilin ende nuk dihet nëse do të luajë titullar apo jo.



