Partizani shkatërroi me shifrat e thella 6-1 Luzin në miqësoren e luajtur këtë të hënë.
Të kuqtë u shfaqën dominues, duke mos e diskutuar ndeshjen për asnjë moment. Ky ishte një test i mirë për skuadrën e Kolelës, para rikthimit të kampionatit, që e vendos Partizanin përballë Teutës.
Mungesa për këtë ndeshje ishin Hadroj që është grumbulluar nga Silvinjo te Shqipëria dhe mesfushori Massanga Matondo.



