
Orët e fundit kanë rezultuar shumë pozitive për Bayern Munchen . Bavarezët janë shumë afër firmosjes me mesfushorin e Leipzigut Marcel Sabitzer i cili ka ngjallur interesin e disa klubeve të njohura të kontinentit të vjetër ndër të cilët përfshihet Milani , Tottenham Hotspuri dhe Arsenali. Lajmi është deklaruar nga e famshmja gjermane Bild ku thuhet se ekziston një paraakord i kampionëve në fuqi të Bundesligës me 27 vjeçarin .
Rasti konkret lidhet me një dëshirë të hershme të Marcel Sabitzer i cili gjithmonë ka ëndërruar të veshë fanellën e Bayern Munchen dhe gjasat janë se kjo dëshirë do ti plotësohet .
Prej disa sezonesh sulmuesi austriak vijon të spikase tek Leipzigu por tashmë është në momentin perfekt për të bërë hapin e ëndërruar tek një skuadër që shquhet si një ndër kockat më të forta jo vetëm në Gjermani por edhe më gjerë .
Transferimi i mundshëm në ‘’ Allianz Arena ‘’ do ti japë shansin për tu afruar me titujt në të ardhmen , sepse Bayern Munchen është një garanci absolute për arritjen e këtij objektivi .



