
Pas prishjes së kontratës me Neymar Junior, drejtuesit e Al-Hilal kanë filluar ti bëjnë llogaritë për ti gjetur një zëvëndësues të denjë.
Tashmë janë tre kandidatë, ndër më të mirët në kontinentin e vjetër në pozicionet ku aktivizohen.
Lista liderohet nga Mohamed Salah e më pas Bernardo Silva dhe Raphinha.
Egjiptiani po zhvillon një sezon impresiones në rradhët e Liverpoolit, i shoqëruar deri më tani me 23 gola dhe 17 asiste në 32 sfida.
Ndërsa portugezi prej kohësh tashmë e ka deklaruar se e mendon largimin nga Manchester City në fundin e sezonit aktual.

Kapaciteti në aspektin teknik dhe atë taktik e bën të dëshiruar ishi-n e Monacos, prezenca e të cilit i ka dhënë shumë rezultate pozitive ‘’ Qytetarëve ‘’.
Edhe Raphinha po e tregon tek Barcelona se është në një moment ideal të karrierës.
Besimi i dhënë nga Hansi Flick është justifikuar nga ishi i Leeds United, me 23 gola dhe 11 asiste në 31 sfidat e deritanishme.
Sigurisht për sa i përket arabëve mund të thuhet se predominojnë ofertat tunduese, të cilat në merkatot e kaluara kanë bindur shumë yje të futbollit botëror, si përshembull Karim Benzema apo Cristiano Ronaldon ndër të tjerë për të lënë Europën dhe filluar një eksperiencë të re në Arabinë Saudite.



