Një brazilian i jep Kupën e Shqipërisë Vllaznisë, shkodranët mposhtin në finale Skënderbeun

Një brazilian i jep Kupën e Shqipërisë Vllaznisë, shkodranët mposhtin në finale Skënderbeun

Vllaznia është fituesja e Kupës së Shqipërisë, në edicionin e 69-të të saj. Shkodranët kanë mposhtur minimalisht Skënderbeun në finale, e cila u luajt nën praninë e një numri të limituar tifozësh në “Air Albania”. Kjo është kupa e shtatë që fiton Vllaznia në historinë e saj, ndërsa të fundit e kishte marrë më 2008. 

Golin e vetëm të sfidës e shënoi futbollisti brazilian, Victor Da Silva në minutën e 39-të, ku pas një topi të marrë në zonë, gjuajti dhe pas devijimit të Vitijas, topi u ndal në fundin e rrjetës. Pjesa dytë foli e gjitha për Skënderbeun, që iu afrua në disa raste golit të barazimit me Uerdi Marën dhe Dowouna, por pa sukses.

Në fund, Vllaznia ia doli të triumfojë, duke marrë kështu Kupën e Shqipërisë dhe mbyll sezonin me trofe. Vlen të theksohet se shkodranët ishin shumë afër titullit kampion, për të cilin luftuan deri në ndeshjen e fundit, por atë e mori Teuta, për shkak të golavarazhit më të mirë, pasi ishin në kuotë të barabartë pikësh.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy