
Sulmuesi Bukayo Saka, ishte një nga lojtarët më të spikatur në sezonin e fundit për Arsenalin. 21-vjeçari ishte shpesh herë vendimtar me golat ose asistet e tij për skuadrën.
Duke parë rëndësinë që lojtari ka, i cili është kthyer në një titullar të padiskutueshëm, drejtuesit kanë menduar ta shpërblejnë.
Futbollistit i është ofruar rinovimi i kontratës, që e ka pranuar dhe ka firmosur deri në vitin 2027.
Saka është aktivizuar në 37 ndeshje këtë sezon në Premier League, ku ka shënuar 13 gola dhe ka dhënë 11 asiste.



